Maresca nis nga puna me Manchester City: Ekipi është i mirë, por do të bëjmë disa ndërhyrje në merkato

3 Korrik 2026
14:11
Telesport
back button

Trajneri Enzo Maresca thotë se Manchester City tashmë po punon për përforcime të mundshme në merkaton e verës përpara sezonit të tij të parë në krye të klubit.

Maresca nënshkroi një marrëveshje tre-vjeçare për të pasuar Pep Guardiola në stadiumin Etihad. Ndeshja e tij e parë zyrtare në krye do të jetë kundër Arsenal, në finalen Community Shield, më 16 gusht.

Duke folur në një intervistë, trajneri italian komentoi skuadrën aktuale, ku zbuloi se tashmë po punon me drejtorin sportiv Hugo Viana për nënshkrimet e mundshme. “Është një skuadër e re, por është një skuadër shumë e mirë,” tha Maresca.

Më tej, trajneri që ka drejtuar edhe Leicester e Chelsea, komentoi: “Mendoj se gjithashtu kemi përzierjen e duhur midis lojtarëve të rinj dhe lojtarëve më me përvojë, gjë që i ndihmon shumë të rinjtë të rriten dhe të përmirësohen”.

“Skuadra është tashmë e mirë, sigurisht. Duhet të bëjmë disa gjëra, por po punojmë me Hugon dhe do ta shohim“, tha Maresca.

City ka zyrtarizuar tashmë një marrëveshje për të sjellë mesfushorin e Nottingham Forest, Elliot Anderson, për 116 milionë funte. Lojtari ndërkombëtar i Anglisë i kaloi vizitat mjekësore gjatë Kupës së Botës me Anglinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit