Ka ngjallur shumë diskutime goli i anuluar i Kroacisë në sekondat e fundit të ndeshjes me Portugalinë, i cili i dha kualifikimin në fazën e 1/8-ve të Kupës së Botës Cristiano Ronaldos dhe shokëve të tij.
Falë teknologjisë “Connected Ball Technology”, e integruar brenda topit, u vërtetua se kroati Matanović e kishte prekur topin përpara golit të Gvardiol, duke bërë që arbitri të sinjalizonte pozicion jashtë loje dhe, për rrjedhojë, të anulonte golin e mundshëm të rezultatit 2-2.
Për këtë çështje ka folur edhe Zlatan Ibrahimović, i cili këto ditë po punon si komentator gjatë Kupës së Botës: “Futbolli mund të jetë jashtëzakonisht mizor. Besoj se Kroacia ka çdo të drejtë të ndihet e vjedhur.
Kur anulohet një gol në sekondat e fundit të një ndeshjeje me eliminim direkt në një Kupë Bote, vendimi duhet të jetë absolutisht i qartë. Në vend që të flasim për një gol barazimi të shënuar në minutën e fundit, po flasim për një tjetër polemikë të lidhur me VAR-in”.







