Sërish telashe për Verstappen, 10 pozicione penalitet për garën e radhës në Belgjikë

25 Korrik 2024
11:35
Telesport
back button

Pas vendit të pestë dhe faktit se ka 3 gara pa fituar, një tjetër lajm i keq vjen për pilotin holandez të Red Bull, Max Verstappen. Ai është i destinuar të kryejë një dënim me dhjetë vende në startin e garës së Çmimit të Madh të Belgjikës që zhvillohet këtë fundjavë në pistën e SPA.

Dënimi, që do të zyrtarizohet vetëm të shtunën, vjet për shkak të zëvendësimit të pritshëm të një komponenti termik të njësisë së fuqisë së makinës së tij Red Bull. Skuadra ka zgjedhur që ta kryeëjë këtë zëvendësim në pisten belge për një arsye të thjeshtë, i jep mundësi pilotit të parakalojë.

Në fakt, kjo është hera e katërt që Verstappen kryen penalitetet në këtë pistë. Në vitin 2020 u penalizua me 5 vende, në vitin 2022 u penalizua me 10 vende dhe një vit më parë u penalizua me 5 pozicione. Në dy rastet e fundit piloti holandez arriti të fitojë garën pa shumë probleme, duke parë dominimin e Red Bull.

Skenari është ndryshe këtë vit, pasi rivaliteti është më i madh. 3 herë kampioni i botës në Formula 1 do ta nisë të paktën nga vendi i 11-të garën (nëse siguron pole position) dhe duke parë se McLaren, Ferrari e Mercedes këtë vit janë më në formë do ta ketë më të vështirë të rikuperojë dhe fitojë garën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit