Marotta në Madrid për të takuar Perez, do të shqyrtojnë listën e lojtarëve të tepërt që mund të vijnë tek Inter

12 Qershor 2026
11:36
Telesport
back button

Presidenti i Inter, Giuseppe Marotta, do të fluturojë për në Madrid, ku nesër do të luhet një ndeshje miqësore midis legjendave të Real Madrid dhe Inter. Por vëmendja e tij do të jetë te takimi që do të zhvillojë me Florentino Perez.

Një takim midis dy drejtuesve që e njohin njëri-tjetrin prej kohësh, me presidentin e Inter që parashikohet jo vetëm të përgëzojë homologun e tij për rizgjedhjen e tij të fundit si numri i “los blancos”, por edhe të bëjnë biznes.

Rikthimi i José Mourinho ka dhënë indikacione të qarta për drejtimin që Real synon të marrë në merkato, duke filluar me Dumfries. Një “rrëmbim” që nuk ka shkaktuar ndonjë tronditje të madhe te Inter.

Marotta do të interesohet për lojtarët e ndryshëm, të tepërt te Real Madrid, për të cilët “Special One” nuk interesohet. Skuadra “merengues” është plot me mesfushorë sulmues dhe anësorë që mund t’i bëjnë punë trajnerit Chivu.

Ka shumë emra të mundshëm si Rodrygo, Arda Guler, Brahim Diaz, Mastantuono, Endrick e ndonjë tjetër. Kush e di, ndoshta Marotta do të kthehet në Milano me diçka interesante për t’i dhënë trajneri zikaltër sezonin tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit