Kombëtarja e meshkujve në volejboll ka mbyllur sot serinë e ndeshjeve të raundit të dytë të Volleyball European League (Liga Europiane e Volejbollit). Në Finlandë, ku u luajtën sfidat e këtij raundi, Shqipëria u mund 3-0 nga Kroacia (25-17, 25-16, 25-19).
Ashtu sikurse një ditë më parë ndaj Finlandës, epërsia´e ekipit kundërshtar isnhte e madhe, duke e dominuar ndeshjen ndaj kuqezinjve dhe e merituan fitoren. Për asnjë moment djemtë e trajnerit Jani Melka nuk arritën të rivalizojnë, duke qenë gjithnjë në mendje.
Të trija setet ishin fotokopje të nëra-tjetrës, me kroatët që shkëputeshin nga pika në pikë, duke mos e vënë në diskutim fitoren. Shqipëria ishte e pafuqishme të rivalizojë, duke pësuar humbjen e katërt në këtë turne (ka humbur edhe dy takime e një javë më parë).
Raundi 2 – Finlandë
12 qershor
Shqipëri – Finlandë, 0-3
Kroacia (pushim)
13 qershor
Kroaci – Shqipëri, 3-0
Finlanda (pushim)
14 qershor
Finlandë – Kroaci, 15:30
Shqipëria (pushim)







