Drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos, po punon për një goditje të dyfishtë, që do ta bëjë akoma edhe më të fortë ekipin e drejtuar nga Luis Enrique.
PSG i ka vënë syrin dyshes së West Ham, Mateus Fernandes dhe Crysencio Summerville, të cilët me siguri do të largohen gjatë verës, pasi nuk do të pranojnë të luajnë në Championship dhe interesi për ta është shumë i madh.
Mateus Fernandes është një mesfushor 21-vjeçar, për të cilin West Ham pagoi 44 milionë euro verën e kaluar te Southampton. Sot, vlera e lojtarit llogaritet më shumë se dyfish, rreth 90 milionë euro. Portugezi konsiderohet si një mesfushor me të ardhme të madhe.
Crysencio Summerville, anësori holandez, i cili kontriboi me 7 gola dhe 5 asiste në sezonin e fundit, është po ashtu një tjetër objektv i parizienëve. 24-vjeçari i cili është edhe pjesë e Holandës në Botëror, është edhe në radarin e Milanit, por interesi i shtuar i PSG-së, ndryshon komplet situatën.
Mediet franceze zbulojnë se oferta e parë e PSG-së, në drejtim të West Ham për dyshen në fjalë, do të jetë plot 130 milionë euro.







