Federata e Futbollit vijon angazhimin për zhvillimin dhe edukimin e trajnerëve të rinj, duke hapur aplikimet për kursin UEFA C që do të zhvillohet në Lezhë.
Ky kurs përfaqëson një mundësi të rëndësishme për ish-futbollistët, mësuesit e edukimit fizik dhe të gjithë të apasionuarit pas futbollit që synojnë të hedhin hapat e parë në karrierën e trajningut, duke përfituar njohuri teorike dhe praktike sipas standardeve të UEFA-s.
Kursi UEFA C do të zhvillohet sipas këtij kalendari:
* 31 gusht – 3 shtator 2026
* 28 – 30 shtator 2026
* 13 – 15 tetor 2026
Për t’u regjistruar në kurs, kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
* Dokument identiteti (kartë identiteti ose pasaportë)
* Diplomë (niveli më i lartë i arsimit të përfunduar, gjimnaz ose arsim i lartë)
* Raport mjekësor
* Foto për dokument
* Të jenë të paktën 20 vjeç në momentin e aplikimit
* Numër kontakti dhe adresë e-mail
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 17 gusht 2026. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të pranohen.
Dokumentacioni mund të dërgohet në adresën elektronike [email protected] ose të dorëzohet pranë zyrave të Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë.
Nëpërmjet programeve të licencimit të trajnerëve, FSHF synon të rrisë cilësinë e formimit profesional në futbollin shqiptar dhe të krijojë mundësi të reja zhvillimi për brezat e ardhshëm të trajnerëve.







