Barcelona në “hall” me Ter Stegen, gjermani nuk pranon të transferohet në Holandë. Arsyeja kryesore? Paga…

14 Qershor 2026
16:30
Telesport
back button

Barcelona duhet të zgjidhë me patjetër një problem shumë madhor këtë verë, që mban emrin e Marc-André ter Stegen. Portieri gjerman është rikthyer te katalanasit, pas huazimit të pasuksesshëm te Girona, në pjesën e dytë të sezonit të fundit.

Duke qenë se për Ter Stegen nuk ka më vend te Barcelona, katalanasit po punojnë për t’i gjetur atij një ekip të ri. Ofertat për gjermanin janë të limituara dhe interesi për të nuk është më si dikur.

Megjithatë, trajneri i ri i Ajaxit, Michel, që drejtoi Girona-n në sezonin e fundit, e ka kërkuar portierin gjerman në Holandë. Ajax ka nisur kontaktet e para me Barcelonën dhe përfaqësuesit e portierit, por transferimi duket shumë i vështirë për të ndodhur.

Arsyeja kryesore është paga e majme që ka kërkuar Ter Stegen, e njëjtë me atë që merr aktualisht te Barcelona. 34-vjeçari është në kontratë deri në vitin 2028 me katalanasit dhe në rast se nuk gjen një klub të ri që të plotëosjë kërkesat e tij ekonomike, atëherë largimi tij nga Barcelona para skadimit të kontratës duket i pamundur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit