HISTORIKE: Curacaoooooo e bën sefte në Botëror dhe ndëshkon Gjermaninë (video)

14 Qershor 2026
19:28
Telesport
back button

Në NRG Stadium në Houston shkruhet historia. Curacao, kombëtarja më e vogël që ka marrë pjesë ndonjëherë në një Kupë Bote, me një popullsi vetëm prej 160,000 banorësh, ka shënuar golin e saj të parë në këtë kompeticion dhe e ka bërë pikërisht kundër Gjermanisë.

Në sfidën që po luhet aktualisht, Curacao ka barazuar shifrat 1-1. Pas një kundërsulmi të shpejtë në zonë, ishte Livano Comenencia, i cili dërgoi topin në rrjetë më një goditje të bukur me të majtën, duke mposhtur Manuel Neuer, në minutën e 21-të.

Ky është goli i parë në histori për Comenencia dhe Curacao-n në një Botëror. Kujtojmë se Gjermania gjeti e para avantazhin që në minutën e 6-të, me Felix Nmecha.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit