Argjentina bëhet gati për debutimin e saj në Kupën e Botës. Kampionët në fuqi do të nisin mbrojtjen e trofeut në një përballje delikate ndaj Algjerisë. Mediat konfirmojnë se trajneri Lionel Scaloni ka gati formacionin titullar.
Lionel Scaloni ka testuar dy konfigurime taktike në stërvitje: 5-3-2 dhe 4-4-2. Pavarësisht eksperimentimit, Argjentina pritet ta fillojë fushatën e saj në Kupën e Botës me një mbrojtje me katër lojtarë. Ndërsa në sulm, pritet që në krah të Lionel Messi të jetë Lautaro Martinez, që duket se ka fituar balotazhin me Julian Alvarez.
Duke folur para debutimit, Lionel Scaloni tha: “Është e pamundur të garantosh që Argjentina do të fitojë një tjetër Kupë Bote. Futbolli nuk është kurrë kaq i thjeshtë. Por një gjë që mund të premtoj është se këta lojtarë do të japin absolutisht gjithçka për fanellën”.
“Do të luftojmë deri në momentin e fundit. Ky ekip nuk pushon kurrë së besuari. Ne kemi stilin tonë të lojës, të cilin nuk do ta heqim kurrë dorë. Kemi lojtarë që mund të ndihmojnë taktikisht, por një ekip është më i fortë kur ka mirëkuptim dhe koordinim midis lojtarëve që kanë topin në zotërim“, tha Scaloni.







