Arbitri akuzohet se bëri gjest të “supremacisë së bardhë” në transmetim, gjatë Botërorit. Ja çfarë do të thotë

15 Qershor 2026
14:20
Alfred Lleshi
back button

Një arbitër i Botërorit 2026 është përfshirë në polemika pasi u akuzua se shfaqi në transmetim televiziv një gjest që, sipas disa vëzhguesve, lidhet me grupet e “supremacisë së bardhë”. Episodi ndodhi gjatë ndeshjes Gjermani–Curaçao, e fituar 7-1 nga gjermanët.

Bëhet fjalë për arbitrin australian Shaun Evans, i cili u filmua gjatë një lidhjeje me dhomën VAR duke mbajtur dorën në një pozicion që shkaktoi reagime në rrjetet sociale dhe tek organizatat kundër diskriminimit. Pas polemikave, FIFA ndryshoi protokollin e transmetimit, duke mos i shfaqur më zyrtarët e VAR-it duke pozuar para kamerave.

Gjesti në fjalë është bashkimi i gishtit të madh me atë tregues në formën e një rrethi, ndërsa tre gishtat e tjerë qëndrojnë të shtrirë. Tradicionalisht njihet si shenja “OK”, por vitet e fundit është përdorur edhe nga disa grupe të ekstremit të djathtë si simbol i “White Power”.

FIFA konfirmoi se është në dijeni të rastit dhe ka hapur një hetim. Megjithatë, organizata amerikane “Anti-Defamation League” thekson se gjesti ka shumë përdorime të pafajshme dhe nuk duhet nxituar në përfundime pa kontekst të qartë. Raste të ngjashme në vitet e fundit kanë sjellë pasoja të rëndësishme në SHBA, përfshirë largime nga puna dhe ndalime hyrjeje në stadiume.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit