Virgil van Dijk kritikoi hapur “cooling break”, dy pushimet e detyrueshme gjatë ndeshjeve të Botërorit (një në secilën pjesë, në minutat 22 dhe 64), të cilat FIFA i ka justifikuar si masë për mbrojtjen e shëndetit të futbollistëve për shkak të kushteve klimatike.
Pas barazimit 2-2 ndaj Japonisë, mbrojtësi holandez shprehu pakënaqësinë e tij ndaj këtij rregulli, duke lënë të kuptohet se futbolli po shndërrohet në një sport me ndërprerje të ngjashme me NFL-në apo basketbollin, gjë që iu jep transmetuesve mundësi të shesin më shumë hapësira reklamash.
Virgil van Dijk says he's not a fan of the mandatory hydration breaks introduced at the World Cup 🤔 pic.twitter.com/P5JcUEPcye
— BBC Sport (@BBCSport) June 15, 2026
“Besoj se pushimet për hidratim janë shumë të rëndësishme. Kam parë pothuajse të gjitha ndeshjet deri tani. Sa herë që kalohet në reklama nuk më pëlqen shumë. Për ata që e ndjekin në televizion nuk është gjë e mirë… Nëse bën vërtet shumë vapë, sigurisht që pirja e ujit është një gjë e dobishme, por mendoj se duhet vlerësuar ndeshje pas ndeshjeje”.
Van Dijk theksoi se nuk kundërshton vetë idenë e dy pushimeve, por mënyrën se si ato zbatohen. Sipas tij, përparësi duhet të ketë nevoja reale për hidratim, jo rritja e fitimeve nga transmetimet televizive. “Kam thënë mjaftueshëm tashmë…”, – përfundoi ai.







