Real Madrid duket se ka kompletuar repartin e mbrojtjes, me afrimet e Denzel Dumfries, Ibrahima Konate dhe të Marc Cucurella. Ndaj, Jose Mourinho ka filluar të bëjë lëvizjet e para për mesfushën, ku deri tani dihet që do të vijë Bernardo Silva.
Megjithatë, “The Special One” nuk mjaftohet vetëm me Bernardo Silva-n, por ka kërkuar dhe një mesfushor tjetër. Ben Jacobs zbulon tre emrat që ka sugjeruar Jose Mourinho për mesfushën e tij, ku Reali duhet të transferojë njërin prej tyre.
Bëhet fjalë për Enzo Fernandez, Rodri dhe Mateus Fernandes. Argjentinasi i Chelsea-s ka kohë që përflitet për një transferim të mundshëm drejt Madridit, vlera e tij llogaritet mbi 120 milionë euro.
Mateus Fernandes shkëlqeu në sezonin e fundit me West Ham. Pavarësisht rënies në Championship, klubi londinez kërkon mbi 90 milionë euro për portugezin 21-vjeçar.
Përsa i përket Rodri-t, spanjolli futet në vitin e fundit të kontratës me City-n. Vlera e tij aktualisht është rreth 60 milionë euro.







