Milani ka nevojë jo vetëm për një sulmues, siç e kanë përsëritur shumë, por edhe një mesfushor që mund të rivendosë ekuilibrin në ekip. Këtë e ka konfirmuar “Tuttosport”, që sqaron se një objektiv i kuqezinjve është Nico Dominguez.
Një emër i njohur në Serie A, pasi 25-vjeçari argjëentinas ka luajtur edhe me Bologna për katër sezone, duke realizuar 5 gola në 109 ndeshje (1 gol në 11 ndeshje me Argjentinën).
Dominguez aktualisht luan me Nottingham Forrest në Premier League (3 gola në 27 ndeshje), por duket se lojtarit i mungon kampionati italian, ndaj dhe kërkon të rikthehet.
Mesfushori ka një kontratë deri në vitin 2028 me ekipin anglez, por mund të largohet për 15 milionë euro. Ndërkohë që, kuqezinjtë synojnë ta marrin lojtarin në formë huazimi për një sezon me të drejtë blerje.