Presidenti i Bayern Mynih, Herbert Hainer, iu përgjigj ashpër presidentit të sapozgjedhur të Real Madrid, Florentino Perez, i cili i ka vënë syrin Olise.
Pak ditë para se të rizgjidhej, Perez tha se do të bënte të martën një ofertë 1`50 milionë euro, por pa përmendur emra. Të gjithë mendojnë se oferta është për yllin e skuadrës bavareze.
“Nëse Florentino Pérez dëshiron të na dërgojë një ofertë për Olise, gjë që nuk ka ndodhur ende, ai mund t’i kursejë vetes përpjekjen“, tha presidenti i klubit bavarez.
Më tej, Heiner shtoi: “Michael Olise është një lojtar i Bayern Munich me një kontratë afatgjatë këtu. Ne nuk jemi një klub që shet lojtarë apo yjet e tij“.







