Kombëtarja e femrave në volejboll u mund të premten pasdite 3-1 nga Austria, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të Volleyball European League (Liga Europiane e Volejbollit).
Ndeshjet e këtij raundi po luhen në mjediset e sallës sportive “Feti Borova” në kryeqytet, ku merr pjesë edhe Suedia, që sot ishte pushim. Ndeshja e sotme zgjati gati 2 orë e 20 minuta dhe Shqipëria fitoi vetëm një set, i pari në këtë turne.
Gjithsesi, kjo nuk mjaftoi që vajzat kuqezi të korrin fitoren e parë në këtë raund edhe pse luajtën mirë në tri setet e para (25-23, 23-25, 28-26, 25-15). Loja në setin e katërt ra ndjeshëm dhe Austria e meritoi fitoren.
Mjaft delikat seti i tretë dhe u duk se Shqipëria e fitoi atë, por pamjet VAR përmbysën shifrat dhe në shtesë fitoi skuadra austriake. Në këtë raund Shqipëria nuk ka fituar ende asnjë pikë. Të shtunën Shqipëria është pushim dhe të dielën do të luajë ndaj Suedisë.
Raundi 3 – Shqipëri
19 qershor
Austri – Shqipëri, 3-1
Suedia (pushim)
20 qershor
Suedi – Austri, 16:00
Shqipëria (pushim)
21 qershor
Shqipëri – Suedi, 16:00
Austria (pushim)







