I riu i Milan-it, Davide Bartesaghi ka mirëpritur formimin e Futuro Milan.
Skuadra e sapoformuar do të garojë në Serinë C këtë sezon.
Bartesaghi aktualisht është me Italinë në Euro U19 në Irlandën e Veriut dhe ka deklaruar:
“Më pëlqen shumë ideja, shërben si praktikë për të arritur në ekipin e parë, gjë që nuk është e lehtë. Milan Futuro do të luajë në Serinë C, është një kampionat për të mos u nënvlerësuar “.
I pyetur për Lamine Yamal të Barcelona-s, Bartesaghi tha: “Ata mund të jenë talente të mëdhenj, por i kemi edhe ne në Itali. Por ata u japin atyre mundësinë për të luajtur…”.
Për shokun e skuadrës së Milanit dhe Italisë, Francesco Camarda, Bartesaghi tha për La Gazzetta dello Sport:
“Ai është më i vogël se ne dhe gjithmonë më ka mahnitur. Tashmë në seancën e parë stërvitore te Primavera u pa se për moshën e tij ai ishte i jashtëzakonshëm. Ai është gjithashtu një djalë i mirë, kjo e ndihmon atë”.