Red Bull dominon në Belgjikë, Verstappen më i shpejti por e nis i 11-ti, Leclerc në “pole”

27 Korrik 2024
17:08
Telesport
back button

Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, ishte më i shpejti sot pasdite në pistën e SPA, duke dhënë kohën 1’53”159, në përfundim të provave zyrtare të Cmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1. Megjithatë, ai do ta nisë garën të dielën nga vendi i 11-të pas penalitetit me 10 pozicione.

Për pasojë, në “pole position” është ngjitur piloti monogask i Ferrari, Charles Leclerc, që u rendit i dyti. Ai do ta nisë garën nga vendi i parë, ndërkohë që do ta ndajë vijën e parë të nisjes së bashku me meksikanin Sergio Perez me Red Bull. Ai rikthehet protagonist pas disa garash anonime, larg kreut.

Makina Red Bull e Verstappen ishte më e shpejta në një pistë të lagur për shkak të shiut që binte gjatë gjithë kohës, por nesër holandezin e pret një garë në sulm për fitoren. Surprizë Leclerc, që falë pistës së lagur do të provojë të bëjë një garë të mirë dhe të rikthehet te fitorja. Gjithsesi, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm e mund të dhurojë të tjera surpriza.

Në vendin e katërt u rendit britaniku Lewis Hamilton me Mercedes, që la pas dy makinat McLaren të Lando Norris (i pesti) dhe Oscar Piastri (i gjashti). Më pas, makina tjetër Mercedes e George Russell (i shtati). Në “top-10” edhe Carlos Sainz (Ferrari), Fernando Alonso (Aston Martin) e Esteban Ocon (Alpine).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit