Lara Colturi lë pistat e skive për ato të Formula 1, skiatorja shqiptare në Austri mes Ferrari e Red Bull

29 Qershor 2026
11:52
Telesport
back button

Skiatorja shqiptare Lara Colturi, mes përgatitjeve për sezonin e ri, shijon edhe momente relaksi. Ajo ka qenë fundjavën e kaluar në Austri për të parë garën e zhvilluar në pistën e Spielberg.

Duke qenë se kompania Red Bull është një nga sponsorët e saj, ajo ka qenë e ftuar në bosket e skuadrës austriake për të ndjekur garën. Madje ajo ka dhënë edhe çmimin për garat e kategorive të vogla.

Sipas një postimi që vetë skiatorja 19-vjeçare ka bërë në rrjetet sociale, ajo ka shijuar fundjavën mes pilotëve dhe personazheve të njohura të këtij sporti, kryesisht në bosket Red Bull dhe Ferrari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit