Bastoni hetohet nga prokuroria për prostitucion me të mitur, avokati: “Nuk dimë asgjë për hetimet”

1 Korrik 2026
8:30
Alfred Lleshi
back button

Mbrojtësi i Interit dhe i Italisë, Alessandro Bastoni, është nën hetim nga Prokuroria e Milanos për dyshimin e prostitucionit me të mitur. Futbollisti ka marrë njoftimin zyrtar për hetimin dhe pritet të merret në pyetje më 3 korrik. Dyshohet se ai ka pasur një marrëdhënie seksuale me pagesë me një vajzë që në kohën e ngjarjes ishte 17 vjeçe.

Emri i Bastonit lidhet me hetimin ndaj një agjencie eskortash në “Cinisello Balsamo”, e dyshuar se organizonte mbrëmje luksoze për klientë VIP dhe një rrjet të shfrytëzimit e favorizimit të prostitucionit.

Sipas hetimeve, Bastoni është futbollisti i parë i hetuar zyrtarisht në këtë çështje. Megjithatë, rrethanat mbeten të paqarta, pasi vajza, e dëgjuar si dëshmitare, ka deklaruar se mes tyre nuk ka pasur asnjë marrëdhënie. Në dosje ndodhet edhe një mesazh i qershorit 2020, që sipas hetuesve do të provonte takimin. Ndërkohë, Daniel Maldini, Riccardo Calafiori dhe Kevin Bonifazi janë thirrur vetëm si dëshmitarë dhe nuk janë nën hetim.

Avokati i Bastonit, Salvatore Scuto, deklaroi: “Klienti im mohon të ketë pasur marrëdhënie me një vajzë për të cilën e dinte se ishte e mitur. Ftesa për t’u paraqitur është ‘në errësirë’, nuk dimë asgjë për hetimet. Do të vlerësojmë nëse do t’iu përgjigjemi ose jo prokurorëve”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit