ZYRTARE: Juventus përforcohet në sulm, transferon yllin e rivalëve

1 Korrik 2026
18:23
Telesport
back button

Përveç transferimit të emrave me përvojë, Juventus është shumë i vëmendshëm edhe ndaj talenteve të reja. Bardhezinjtë kanë finalizuar transferimin e Jeff Ekhator, sulmuesit 19-vjeçar të Genoas.

Ekhator ka lindur në Itali nga prindër nigerianë, një produkt i dalë nga akademia e Genoa, ku debutoi sezonin e kaluar më ekipin e parë, duke shënaur 3 gola në Serie A dhe një në Kupë.

Fabrizio Romano zbulon se Juventus ka paguar 16 milionë euro për Ekhator plus 2 milionë euro të tjera bonuse. Juventusi e sheh Ekhator si një sulmues për të ardhmen, i aftë të bëhet një pjesë kyçe e projektit të tyre të ri, falë potencialit dhe hapësirës së tij për rritje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit