Bayern Munich ka prezantuar pasditen e sotme lojtarin e tyre më të ri, Ismael Saibari. Marokeni është transferuar nga PSV te Bayern për 55 milionë euro dhe ka nënshkruar deri në vitin 2031 për bavarezët.
Mesfushori me tipare sulmuese shkëlqeu në sezonin e fundit në Eredivisise, ku kontriboi me 19 gola dhe 9 asiste. 25-vjeçari po ashtu po bën një super paraqitje me Marokun në Botëror, ku ka kontribuar deri tani me një gol dhe një asist.
Transferimi i Saibari është i dyti deri tani për bavarezët këtë verë, pas rikthimit të Noel Aseko nga Hannover 96 dhe Nathaniel Brown, po 55 milionë euro nga Eintracht Frankfurt.
Për marokenin ka pasur interes edhe nga klubet e tjera të mëdha, por dëshira e vetë lojtarit ishte të transferohej te Bayern. Po ashtu, Bayern nuk i zgjati shumë negociatat me PSV-në dhe pranoi propozimin e tyre për 55 milionë euro.







