Trajneri Simeone nuk e kishte të preferuar, Atlético Madrid largon mbrojtësin francez

2 Korrik 2026
11:27
Telesport
back button

Mbrojtësi francez Clement Lenglet i ka thënë lamtumirë ekipit të Atlético Madrid, pasi do të transferohet te Benfica. Marrëveshja u njoftua nga Manuel Rui Costa, president i klubit portugez.

Lenglet udhëtoi që dje për në kryeqytetin portugez për të nënshkruar kontratën e tij me “Eagles”, duke thënë se ishte shumë i lumtur me aventurën e tij të re. Me “colchoneros” ai luajti dy sezone (3 gola në 60 ndeshje).

Jam shumë i lumtur për këtë transferim”, tha 31-vjeçari Lenglet, që do të jetë lideri i ri i mbrojtjes së Benfica pas largimit të Nicolas Otamendi.

Mbrojtësi sezonin e fundit qëndroi më shumë në stol dhe nuk ishte në listën e lojtarëve të preferuar të trajnerit Diego Simeone. Ai pret me interes fillimin e kësaj aventure të re në Portugali.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit