Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Elliot Anderson është lojtari më i ri i Manchester City-t. “Qytetarët” kanë paguar 116 milionë paundë te Nottingham Forest (134 milionë euro) për mesfushorin 23-vjeçar, i cili është lojtari më i shtrenjtë në historinë e Manchester City dhe lojtari më i shtrenjtë anglez në histori.
“Manchester City dhe Nottingham Forest kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Elliot Anderson.
Anderson, 23 vjeç, aktualisht po garon në Kupën e Botës me Anglinë dhe ka kryer vizitat mjekësore në Kansas. Formalitetet e transferimit do të finalizohen pas kthimit të tij në Angli.
Ndërkohë, të gjithë në Manchester City i urojnë Elliot dhe skuadrës së Anglisë fat të mbarë në fushatën e tyre në Kupën e Botës dhe mezi presim ta mirëpresim në Manchester në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin zyrtar të Man. City.
Elliot ka nënshkruar për 5 vite me Man. City, me opsionin edhe për një vit tjetër. Gjithashtu, 23-vjeçari do të jetë një nga lojtarët më të paguar në Premier League.







