Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic por edhe ai i Portugalisë, Roberto Martinez, i bënë homazh mesfushorit Luka Modric, i cili pothuajse me siguri luajti ndeshjen e tij të fundit në Kupën e Botës.
Pas një humbjeje 2-1 ndaj Portugalisë në Toronto, mesfushori kroat Modric, 40 vjeç, ndau një shkëmbim të gjatë me 41-vjeçarin Cristiano Ronaldo, dy legjenda të futbollit që po i afrohen fundit të karrierës së tyre si lojtar ndërkombëtar.
“Ky ishte ndoshta Kupa e Botës e tij e fundit dhe më vjen keq që përfundoi kështu,” tha Dalic i emocionuar, që shtoi: “Ai ka treguar cilësinë dhe karakterin e tij dhe sigurisht që e udhëhoqi Kroacinë deri në fund.”
“Shembulli i tij do të mbetet përgjithmonë në folklorin e futbollit. Në varësi të mënyrës se si shkon loja, ai gjen hapësirën, bën vendimin e duhur. Është e pabesueshme ta shohësh duke luajtur”, tha Martinez.
Daliç tha se Modric ishte një nga “lojtarët kryesorë” të Kroacisë jo vetëm në këtë ndeshje por në gjithë botërorin. Mesfushori shënoi paraqitjen e tij të 202 me kombëtaren.







