Kroatët ndihen të vjedhur, Modrić shumë kritik: Ajo penallti… Po të ishte e kundërta, VAR nuk do të ndërhynte kurrë

3 Korrik 2026
10:46
Alfred Lleshi
back button

Rreth dy orë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Portugalisë, delegacioni kroat u largua nga stadiumi i Toronto FC, pas eliminimit Botëror. I fundit ishte Luka Modrić, i prekur, duke e ditur se kjo ishte ndeshja e tij e fundit në një Kupë Bote. Ai foli për “MARCA” mbi vendimet kontroverse dhe golin e anuluar në fund të Josko Gvardiol, që do ta çonte ndeshjen në shtesë.

“Çfarë na tha arbitri? Se Matanović e preku topin, por pamjet nuk tregojnë prova. Nëse nuk e prek, nuk është pozicion jashtë loje”, – tha Modrić.

Ai kritikoi edhe penalltinë e Portugalisë për 1-1, të Cristiano Ronaldos: “Nëse do të ishte e kundërta, VAR nuk do të ndërhynte kurrë. VAR duhet të përdoret vetëm kur gabimi është 200%. Në situata gri nuk ka kuptim të ndërhyhet. Kjo nuk është penallti…, të dy lojtarët po tërhiqnin njëri-tjetrin”.

Modrić shtoi se VAR përdoret në mënyrë selektive dhe gjithmonë dëmton Kroacinë, por theksoi krenarinë për ekipin dhe luftën e treguar. Trajneri Zlatko Dalić tha se Kroacia nuk e meritonte eliminimin dhe se vendimet e VAR-it ishin kundër tyre.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit