Botërori 2026 hyn në histori si edicioni i parë me 48 kombëtare. Ky zgjerim shtoi 16 skuadra krahasuar me formatin e mëparshëm dhe, për herë të parë, sjell një raund shtesë me eliminim direkt, fazën e 1/16-ve.
Kanada-Marok ishte çifti i parë i konfirmuar për 1/8-at, Paraguaji do të përballet me Francën, ndërsa Brazili do të sfidojë Norvegjinë e Haaland. Meksika do të luajë kundër Anglisë, Belgjika do të ndeshet me SHBA-në, ndërsa supersfida e 1/8-ve do të jetë Portugali-Spanjë.
Ja përballjet e 1/8-ve finale të Botërorit 2026:
Paraguaji – Francë
Kanada – Marok
Portugali – Spanjë
SHBA – Belgjikë
Brazil – Norvegji
Meksikë – Angli
Argjentinë/Kepi i Gjelbër – Australi/Egjipt
Zvicër – Kolumbi/Ganë
Programi i ndeshjeve të mbetura të 1/16-ve dhe oraret:
E premte, 3 korrik
Ora 20:00: Australi – Egjipt
E shtunë, 4 korrik
Ora 00:00: Argjentinë – Kepi i Gjelbër
Ora 03:30: Kolumbi – Ganë







