Milito beson te mbrotja e titullit: Shpresojmë që Messi dhe Lautaro të na çojnë në finale

3 Korrik 2026
8:42
Alfred Lleshi
back button

Diego Milito, ish-sulmues i Interit dhe i Argjentinës, u shpreh optimist për rrugëtimin e kombëtares argjentinase në Botëror, gjatë ceremonisë së çmimit “Premio Internazionale Fair Play Menarini 2026” në Firence, ku u vlerësua në kategorinë “Stil dhe Fair Play”.

“Për Messin nuk më habit më asgjë. Ajo që po bën flet vetë për karrierën e tij. Lionel është një djalë shumë konkurrues, që vazhdon të na udhëheqë dhe shpresojmë të na çojë në finale”, – tha ai.

Për Lautaro Martínez u shpreh: “Është një djalë i mrekullueshëm dhe lojtar i jashtëzakonshëm. E ka treguar vlerën e tij tek Interi, po e tregon edhe me kombëtaren. Është kampion bote dhe jam i bindur se do të bëjë një Botëror të madh. Shpresojmë që, së bashku me shokët e skuadrës, të na çojë në finale”.

Për Julián Álvarez shtoi: “Duhet të jetë i qetë, sepse po luan një Botëror për vendin tonë. E di sa shumë i intereson fanella e kombëtares”.

Milito shprehu gjithashtu keqardhjen që Italia nuk është kualifikuar në fazën finale të Kupës së Botës për të tretin edicion radhazi: “Më vjen shumë keq. Italia është shtëpia ime e dytë, kam edhe partneren italiane, ndaj ndihem edhe unë italian”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit