Të gjithë të çmendur pas Messit, futbollistët e Kepit të Gjelbër pritën fundin e intervistës për të bërë foto me të

4 Korrik 2026
8:54
Alfred Lleshi
back button

Lionel Messi vazhdon të jetë një magnet admirimi, edhe nga kundërshtarët. Pas fitores dramatike 3-2 të Argjentinës ndaj Kepit të Gjelbër në 1/8 finale të Kupës së Botës 2026, disa futbollistë të ekipit afrikan pritën me durim përfundimin e intervistës televizive të kapitenit argjentinas vetëm për të realizuar disa “selfie” dhe fotografi kujtim me të.

Skena u zhvillua pranë fushës menjëherë pas përfundimit të ndeshjes dhe u bë shpejt “virale” në rrjetet sociale. Pavarësisht zhgënjimit për eliminimin pas 120 minutash luftë, lojtarët e Kepit të Gjelbër nuk e humbën mundësinë për të takuar nga afër 8 herë fituesin e “Topit të Artë”, kampionin e botës dhe një nga futbollistët më të mëdhenj në histori.

Messi, si gjithmonë, u tregua i gatshëm dhe i buzëqeshur, duke pozuar me secilin prej tyre. Një moment që tregoi respektin e madh që gëzon 39-vjeçari në botën e futbollit, përtej rivalitetit në fushën e lojës.

Messi bën shaka me lojtarët e Kepit të Gjelbër: Në fushë më godisnin pa mëshirë, pastaj më kërkuan fanellën

Lajme të tjera

Lajmet e fundit