Milan-i mori një fitore të rëndësishme 3-2 në miqësoren e luksit të zhvilluar në Amerikë kundër Manchester City-t.
Një nga protagonistët në fushë për kuqezinjtë ka qenë edhe Samuel Chukwueze, autor i dy asisteve, i cili i ka thurur elozhe trajnerit të ri pas ndeshjes.
“Më pëlqen trajneri i ri”, ka thënë Chukuweze për Gazzetta dello Sport. “Më ka dhënë menjëherë një mundësi, është e rëndësishme kur dikush tregon që ka besim te ty.
“Tifozët do të shikojnë një Samu të ri këtë vit”.