Real Madrid mohon interesimin ndaj tij, Enzo Fernandez me mesazh të çuditshëm pas fitores së Argjentinës

4 Korrik 2026
17:01
Telesport
back button

Enzo Fernandez ishte titullar dhe një nga më të mirët në fushë në fitoren e fundit të Argjentinës 3-2 ndaj Cape Verde, duke bërë që kampionët në fuqi të vazhdojnë ende rrugëtimin në këtë kompeticion.

Menjëherë pas kësaj ndeshjeje, Enzo Fernandez ka bërë një postim të çuditshëm në rrjetet e tij sociale, ku shumë njerëz e kanë interpretuar si mesazh ndaj Real Madridt.

Përmes një komunikate zyrtare ditën e djeshme, Real Madrid mohoi interesimin ndaj Enzo Fernandez, pavarësisht se vetë lojtari është shprehur publikisht që do i pëlqente të jetonte dhe të luante në Madrid.

“Zoti është besnik ndaj të gjitha premtimeve të tij dhe i dashur ndaj të gjithëve që ka bërë. Ai është pranë kujtdo që e thërret atë me të vërtetë”, thuhet në mesazhin e pubkikuar nga mesfushori argjentinas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit