Një nga surprizat më të mëdha të këtij Botërori është padyshim Cape Verde, i kualifikuar për herë të parë në histori në këtë kompeticion dhe ka treguar një perfomancë fantastike.
Cape Verde e mbylli e dyta në fazën e grupeve, pas Spanjës, në grupin H. Në fazën e 1/32-ve vuri në vështirësi të jashtëzakonshme, kampionen në fuqi, Argjentinën, e cila fitoi 3-2 vetëm në kohën shtesë.
Protagonisti kryesor i Cape Verde në këtë Botëror ka qenë padyshim portieri 40-vjeçar, Vozinha, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Chaves në Kategorinë e Parë në Portugali dhe në fund të sezonit u largua si lojtar i lirë.
Shumë pak e njihnin para Botërorit, por situata për Voizinha-n ka ndryshuar tërësisht tani. Për 40-vjeçarin ka një interes të madh nga klubet e Serie A në Brazil, po ashtu ka interes edhe nga klube të ndryhme në Europë, kryesisht në Poloni dhe në Rep. Çeke
Në intervistën pas humbjes ndaj Argjentinës, Vozinha theksoi se ende nuk është marrë asnjë vendim për të ardhmen, por është i hapur ndaj opsioneve të ndryshme dhe se dëshiron të zgjedhë projektin që do t’i japë atij kushtet më të mira për të vazhduar karrierën.







