“Po, më kanë telefonuar dhe jam gati”! Klopp ndërron mendje dhe nuk del dot kundër vendit të tij

4 Korrik 2026
17:33
Telesport
back button

Pavarësisht mohimit të vazhdueshëm nga ana e tij për një rikthim së shpejti si trajner, duke u shprehur i lumtur me postin drejtues që mban te kompania globale Red Bull, Jurgen Klopp ka ndërruar mendje dhe është gati të rikthehet në aksion.

59-vjeçari është gati të marrë drejtimin e Gjermanisë, pas shkarkimit të Julian Nagelsmann, pas dështimit në Botëror. I angazhuar tashmë në rolin e komentatorit dhe analistit për Kupën e Botës 2026, për rrejtin gjerman Magenta TV, Klopp deklaroi së fundmi nga New York se e kanë telefonuar nga DFB (Federata Gjermane e Futbollit) dhe ai është gati të marrë drejtimin e katër herë kampionëve të Botës.

“Julian Nagelsmann është larguar nga pozicioni dhe Federata po punon për pasardhësin; ata më kontaktuan si pjesë e përpjekjeve të tyre. Rreth dy vjet më parë, u largova nga Liverpool dhe thashë se nuk kisha energji për një punë tjetër ose për të qëndruar në klub për një vit tjetër. Që atëherë, i kam rimbushur bateritë e mia ndjeshëm; jam gati”, tha Klopp, duke nënkuptuar se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së DFB.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit