Kupa e Botës 2027, për femra. Kombëtarja shqiptare mëson datat për sfidën më të rëndësishme në historinë e saj

4 Korrik 2026
16:07
Telesport
back button

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mësuar datat e ndeshjeve të fazës play-off në Kampionatin Botëror “Brazil 2027”, pas shortit të zhvilluar në UEFA, ku u përcaktua si kundërshtare e raundit të parë përfaqësuesja e Uellsit, si edhe rivalja e mundshme në fazën e dytë.

Vajzat kuqezi do ta nisin këtë sfidë historike përpara tifozëve shqiptarë, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet më 9 tetor në Shqipëri. Takimi i kthimit ndaj Uellsit do të luhet më 13 tetor në transfertë.

Pjesëmarrja në fazën play-off për Botërorin “Brazil 2027” përfaqëson një moment historik për futbollin shqiptar, pasi është hera e parë që Kombëtarja e vajzave arrin në këtë fazë të një Kampionati Botëror.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit