Surpriza në Belgjikë! Makina del nënpeshë, Russell i hiqet triumfi, Hamilton fituesi i ri, Leclerc në podium

28 Korrik 2024
19:11
Telesport
back button

E pabesueshmja ka ndodhur dy orë pas garës së Cmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1. Piloti britanik George Russell, fitues i kësaj gare në pistë, është skualifikuar nga komisarët e garës.

Makina Mercedes e Russell rezultoi 1.5 kilogramë nën peshë (798 limiti minimal) dhe, për pasojë, është skualifikuar. Gjithsesi, makina gjermane ka ruajtur fitoren, pasi ajo i ka shkuar britanikut tjetër Lewis Hamilton, që doli i dyti.

Australiani Oscar Piastri, që doli i treti është ngjitur në vendin e dytë, ndërsa në podium është ngjitur edhe monogasku i Ferrari, Charles Leclerc, që në garë doli i katërti, por pas skualifikimit të Russell fitoi një pozicion.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit