Botërori 2026, presidenti i FIGC: Amnistia e Balogun një absurditet, ka shije të qartë politike

6 Korrik 2026
13:03
Alfred Lleshi
back button

“Histori e çuditshme, më është dukur një absurditet. Kam parë këtë nenin 27 për të cilin po flitet, që për fat të mirë nuk është i zbatueshëm në kampionatet kombëtare. Është e kotë të gënjejmë veten, ky vendim ka shije të qartë politike”.

Kështu u shpreh Giovanni Malagò, president i FIGC, në “Rai Radio1”, duke komentuar vendimin e FIFA-s për të pezulluar sanksionin ndaj futbollistit amerikan Florin Balogun, i përjashtuar në ndeshjen kundër Bosnjë-Hercegovinës, duke e bërë kështu të disponueshëm për të luajtur kundër Belgjikës në 1/8 e finales së Botërorit.

“Është një precedent jashtëzakonisht i rrezikshëm, shpresoj ta kuptojnë këtë, – përfundoi ai. – Unë jam për një Botëror me stadiume plot dhe shumë entuziazëm, por kur sheh një vendim të tillë, humbet meritokracia që është në bazë të futbollit”.

“Heqja e pezullimit të Balogun është kundër rregullave”, Federata Belge apelon vendimin në FIFA

Edhe Klopp shpërthen kundër FIFA: Futbolli është sporti ynë dhe jo i amerikanëve që vendosin për kartonat

Lajme të tjera

Lajmet e fundit