Amorim zbarkon te Milani: Është nder të jem këtu, ku luhet gjithmonë për të fituar

6 Korrik 2026
14:43
Alfred Lleshi
back button

Ruben Amorim, trajneri i ri i Milanit, mbërriti në aeroportin e Linate dhe dha deklaratat e para si teknik i kuqezinjve. Portugezi u shpreh i emocionuar për nisjen e aventurës së tij në stolin e “Djallit”. Duke folur fillimisht në italisht, Amorim deklaroi: “Jam vërtet shumë i lumtur që ndodhem këtu. Është një nder të jem trajneri i Milanit”.

I pyetur pse zgjodhi Milanin, ai u përgjigj: “Nëse keni parë intervistat e mia të mëparshme, kam thënë se ky klub ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për mua. Kam një mundësi të madhe. Herën e fundit i thashë vetes se duhej të zgjidhja sfida më pak të vështira, por ja ku jam, përballë një sfide edhe më të madhe. Jam krenar që ndodhem këtu. Tani dua të punoj me stafin tim dhe me lojtarët. Jam vërtet shumë i lumtur që ndodhem këtu”.

Në fund, portugezi theksoi objektivin e tij: “Nuk mund të vish te Milani pa këtë mentalitet, të fitimit të trofeve. Kemi shumë punë për të bërë, por nëse je trajner i Milanit, duhet të luash gjithmonë për të fituar”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit