Ferrari korri dje në Silverstone triumfin e dytë sezonal në Formula 1, këtë herë me Charles Leclerc. Monegasku mori kryesimin që në start dhe e ruajti atë deri në fund, ndoshta edhe me pak fat kur Kimi Antonelli pati problem në fund.
Italiani i Mercedes dukej i gatshëm për fitore, që u ndal nga problemet që pati makina e tij, çka e konfirmon drejtori sportiv i Ferrari, Frederic Vasseur: “Ne ishim më të shpejtë se Russell, por Antonelli ishte më i shpejtë se ne”.
Ai nuk dëshiron të rrëmbehet nga emocionet dhe po i mban këmbët në tokë: “Një Ferrari kandidat për titullin? Po shijojmë fitoren dhe duhet të punojmë për garën e ardhshme në Spa. Do ta marrim garat një nga një”.






