Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, tha se tifozët ishin si një lojtar i 12-të për ekipin në fitoren 3-2 ndaj Kepit të Gjelbër, teksa mijëra prej tyre zbarkuan në Florida javën e kaluar. Majemi ka qenë shtëpia e kapitenit Lionel Messi që kur ai u bashkua me Inter Miami në vitin 2023 dhe rreth 30,000 argjentinas të tjerë banojnë në Floridën jugore.
“Mbështetja e tyre është diçka që më pëlqen. Ne e ndiejmë mbështetjen e tyre, ata na forcojnë dhe nuk është presion shtesë për ne. Shpresoj që ata të kënaqen duke parë ekipin e tyre dhe shpresojmë që ne t’u sjellim gëzim në ndeshjen tjetër”, tha Scaloni para takimit me Egjiptin.
“Tifozët tanë janë lojtari ynë i 12-të. Lojtarët tanë ishin tifozë të Argjentinës kur ishin të vegjël. Tani ata veshin këtë fanellë. Mendoj se kjo tregon karakterin e ekipit“, shtoi më tej Scaloni, që foli për gjendjen e skuadrës.
“Argjentina ka gjithçka që i nevojitet për të fituar një turne të tillë. Kemi një ekip shumë të mirë, Messi është në formë shumë të mirë, e ka pasur këtë gjatë gjithë karrierës së tij dhe tani, mbi të gjitha, mund të konkurrojmë me këdo“, deklaroi Scaloni.







