Ndryshe nga emrat “big” të përfolur deri tani, Jose Mourinho ka në mendje një tjetër emër për mesfushën. Nicolo Schira zbulon se “The Special One” ka kërkuar nga drejtuesit e Real Madridit transferimin e Scott McTominay.
Transferimi në Serie A dhe konkretisht te Napoli, i ndryshoi karrierën mesfushorit skocez. Kur ishte te Man. United konsiderohej si një lojtar i parëndësishëm, por ardhja te Napoli rezultoi sukses i plotë.
Në 80 ndeshje me Napolin, skocezi ka shënuar 27 gola dhe ka dhënë 10 asiste. Ai ishte lojtari më i mirë i sezonit në Serie A, kur Napoli u shpall kampion në sezonin 2024/2025.
Megjithatë, transferimi i McTominay nga Napoli nuk do të jetë edhe aq i lehtë. Skocezi është nën kontratë deri në vitin 2028. Vlera e tij në treg llogaritet 45-50 milionë euro.







