Allegri e nis projektin e ri te Napoli nga… Juventus. Gati transferimi prej 25 milionë eurosh

7 Korrik 2026
17:55
Telesport
back button

Pas zyrtarizimit si trajner i ri i Napolit, Max Allegri ka filluar nga puna për të vënë në jetë projektin e tij të ri. Kërkesa e parë e Allgerit për presidentin Aurelio De Laurentiis, është qendërmbrojtësi i Juventusit, Federico Gatti.

Qendërmbrojtësi 28-vjeçar ka luajtur nën drejtimin e Allegrit kur drejtonte Juventusin, duke grumbulluar 63 ndeshje (ku shënoi edhe gjashtë gola) gjatë dy sezoneve.

Juventus është i hapur për të lejuar largimin e qendërmbrojtësit te rivalët, por me një kusht: oferta duhet të nisë nga 25 milionë euro. Para se Napoli të nisë negociatat me Juventusin, duhet të bëjë disa shitje të rëndësishme për të ulur faturën e pagave dhe për të krijuar hapësirën e nevojshme në skuadër për nënshkrimet e reja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit