Pas Elliot Anderson, Man. City projekton goditjen e madhe të radhës: 150 milionë euro për yllin brazilian

7 Korrik 2026
18:37
Telesport
back button

Pas largimit të Pep Guardiolës në fund të sezonit të shkuar, Manchester City është gati të nisë një epokë të re me në krye Enzo Maresca-n. Kjo verë pritet të jetë shumë aktive për “Qytetarët”, pasi me siguri do të ketë afrime, por edhe largime të shumta.

Deri tani është zyrtarizuar transferimi i Elliot Anderson për 135 milionë euro. Objektivi i radhës i “Qytetarëve” është transferimi i Vinicius Junior. Braziliani po zvarrit rinovimin e mundshëm të kontratës me Real Madridin, duke shtuar gjithmonë e më shumë zërat për një largim të mundshëm këtë verë.

Jemi ende në fazat e para të bisedimeve, por oferta e Man. City për anësorin brazilian pritet të jetë rreth 150 milionë euro. Te Real Madrid, kanë lënë të kuptohet se janë të hapur për largimin e Vinicius Junior, nëse ky i fundit nuk rinovon sipas kushteve të tyre. Ndaj, mund të thuhet me siguri të plotë që Vinicius Junior do të të jetë “telenovela” kryesore e merkatos së verës dhe seritë e para sapo kanë filluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit