Egjipti dorëzohet në fund, Argjentina me përmbysje të jashtëzakonshme. Messi & Co. nga ferri në parajsë (video)

7 Korrik 2026
20:03
Telesport
back button

Argjentina është ekipi i parafundit që shkon në çerekfinale, pasi mundi 3-2 Egjiptin në sfidën e luajtur në “Mercedes-Benz Stadium”, në Atlanta

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 15-të, ku pas një krosimi në zonë të Marëan Attia ishte Yasser Ibrahim, i cili kërcëu mbi Lisandro Martinez dhe dërgoi me kokë topin në rrjetë.

Në minutën e 18-të, Argjentina humbi shansin e artë për të barazuar shifrat, por Lionel Messi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, pas faullit të Haissem Hassan ndaj Nicolas Tagliafico. Goditja e Messit ndalet në mënyrë të shkëlqyer nga Mostafa Shobeir.

Në minutën e 39-të, Shobeir bën ndoshta pritjen më të bukur të këtij Botërori, duke ndalur nga një distancë shumë e afërt, goditjen e Julian Alvarez. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Egjiptin.

Pjesa e dytë nisi po ashtu vrullshëm. Në minutën e 58-të, pas një aksioni model dhe asistit të Salah, Egjipti gjen golin e dytë me Mostafa Ziko.

Festë e madhe tek “Faraonët”, por që shkon kot. Goli anullohet, pas një faulli të Attia, gjatë aksionit ndaj Lisandro Martinez. Arbitri sheh pamjet në VAR dhe vendos të anullojë golin.

Egjiptianët nuk demoralizohen dhe gjejnë golin e dytë në minutën e 68-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të jashtëzakonshëm të Haissem Hassan, dhe ishte Zico që dërgoi topin në rrjetë. Këtë herë goli është i rregullt dhe festa e egjiptianëve është legjitime.

Në minutën e 79-të, Argjentina ngushtoi shifrat, duke gjetur golin me Cuti Romero. Mbrojtësi shënoi me kokë, pas krosimit nga krahu nga Lionel Messi.

Në minutën e 83-të, ishte Lionel Messi që barazoi shifrat 2-2 me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës.

Në minutën e 90+2’m kundërsulm i shpejtë i Argjentinës, ku pas pas krosimit perfekt të Lautaro Martinez, ishte Enzo Fernandez që shënoi me kokë. Protesta te egjiptianët, që kërkojnë faull ndaj Salah dhe anullimin e golit, por arbitri mendon ndryshe dhe nëshkon me karton të kuq një nga pjestarët e stafit të tyre.

Argjentina fiton përfundimisht 3-2 dhe pret tani fituesin e Zvicër-Kolumbi, me të cilin do të takohet në raundin tjetër.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit