Champions League: Drita e nis me një barazim në transfertën në Lituani. Egnatia luan nesër (video)

7 Korrik 2026
20:18
Telesport
back button

Ka filluar sot faza e parë eliminatore e Champions League. Kampionët e Kosovës, Drita, ka barazuar 1-1 në transfertën ndaj kampionëve lituanezë të Kauno Zalgiris.

Kampionët e Kosovës të udhëhequr nga trajneri Zekirija Ramadani e nisën me këtë formacion titullar: Maloku, Ovouka, Pellumbi, Bytyqi, B. Krasniqi, Dabiqaj, Limaj, Sheji, Abazaj, Bl. Krasniqi, Jashari

Sfida u zhbllokua në minutën e 24-të, ku pas një krosimi në zonë nga goditja e këndit dhe asistit me kokë të Rokas Lekiatas, ishte Amine Benchaib që dërgoi topin në portën e Faton Malokut me një goditje të fuqishme me të djathtën. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për lituanezët.

Pjesa e parë mbyllet 1-0 për lituanezët. Goli i barazimit për “Intelektualët” erdhi në minutën e 82-të, ku pas një krosimi në zonë të Raddy Ovouka, ishte Blerim Krasniqi, i cili dërgoi me kokë topin në rrjetë.

Sfida mbyllet 1-1. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në “Fadil Vokrri”. Në rast se Drita eliminon Kaunas Zalgiris, do të përballet në raundin e dytë me fituesin e çiftit KI Klaksvik-FC Atert Bissen. Nesër është radha e Egnatias për të zbritur në fushë në transfertën ndaj kampionëve të Moldavisë, Petrocub.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit