Pas Gonçalo Ramos, Milan i Amorim bën edhe goditjen e dytë në merkato. JA DETAJET

7 Korrik 2026
20:41
Telesport
back button

Milan ka bërë goditjen e dytë në këtë merkato, pas transferimit të Gonçalo Ramos për shifrën rekord për historinë e klubit, mbi 70 milionë euro. Fabrizio Romano dhe mediet italiane bëjnë me dije se Milan ka arritur marrëveshjen me Lazion për transferimin e Mario Gila.

Prej javësh, Milan kishte rënë dakord për kushtet personale me qendërmbrojtësin spanjoll. Sot, është arritur edhe marrëveshja mes klubeve.

25-vjeçari ka nënshkruar për 5 vite me kuqezinjtë, ndërsa marrëveshja mes klubeve është arritur për shifrën 30 milionë euro. 15 milionë euro nga këto do t’i kalojnë Real Madridit, që ka pasur 50% të drejtave ndaj lojtarit, në momentin kur u transferua te Lazio.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit