“Mos e shpallni kurrë të vdekur Argjentinën, mos e shpallni kurrë të mbaruar Messin. Ai është më i miri, është i pafund”. Kështu e komentoi gazetari argjentinas i ESPN, Mariano Closs, fitoren dramatike me përmbysje 3-2 të Argjentinës ndaj Egjiptit.
Ish-sulmuesi i Argjentinës dhe Juventusit, Carlos Tevez, shtoi: “Kjo ndeshje nuk shpjegohet. Fitorja erdhi vetëm falë zemrës”.
Pas ndeshjes, televizioni argjentinas tentoi të merrte një reagim nga trajneri Lionel Scaloni, i cili, i pushtuar nga emocionet, shmangu fillimisht gazetarin. Më pas u shpreh: “Jam tepër i emocionuar. Çfarë grupi lojtarësh që është ky. Kjo është e vetmja gjë që mund të them”.
Entuziazmi për triumfin pushtoi menjëherë edhe mediat argjentinase. Gazeta sportive “Olé” titulloi: “Zemër kampioni”, “Clarín” shkroi për një “Përmbysje epike”, ndërsa “La Nación” e përshkroi sfidën si një “betejë historike”.







