Cafu e kishte ngritur alarmin me kohë: “Premier League krijon iluzione, Brazili rrezikon Botërorin”

8 Korrik 2026
11:17
Alfred Lleshi
back button

Legjenda braziliane Cafu e kishte paralajmëruar në mënyrën e vet dështimin e Brazilit në Botërorin 2026. Ai kishte bërë një paralajmërim të fortë në vitin 2023 për ndikimin e Premier League te futbollistët brazilianë.

“Kam frikë se sa më shumë brazilianë të transferohen në Premier League, aq më pak shanse ka Brazili për të fituar Botërorin. Imagjinoni ta shpëlani trurin çdo javë nga mediat që ju thonë se jeni më i miri në botë, ndërkohë që nuk jeni as afër më të mirëve”, – ishte shprehur ai.

Ish-kapiteni i Brazilit vlerëson më shumë mentalitetin e La Liga-s: “Preferoj La Liga-n, sepse atje kanë një mentalitet të fortë për të arritur në finale dhe për t’i fituar ato. Në Spanjë nuk ka njerëz para kamerave që gënjejnë për lojtarët vendas apo i reklamojnë ata si më të mirët në botë”.

Cafu e mbyllte me një mesazh të prerë: “Atje flitet për futboll, jo për mite”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit