Mikel Merino: I lumtur për golin e parë në botëror, por rëndësi ka kualifikimi

8 Korrik 2026
11:46
Telesport
back button

Sulmuesi Mikelo Merino ishte heroi i Spanjës në fitoren 1-0 ndaj Portugalisë, duke e kualifikuar skuadrën iberike në çerekfinalet e Kupës së Botës. Një gol me peshë, pasi erdhi në minutën e 91-të.

Ndërkohë që, vetë Merino kishte pak minuta që kishte hyrë në fushën e lojës si zëvendësues. Ky ishte goli i parë i Mikel Merino në Kupën e Botës dhe i 11-ti për ekipin kombëtar.

Nuk ka mënyrë më të mirë për të festuar kualifikimin,” tha Merino, që më tej shtoi: “Ju i mbani mend të gjitha të mirat dhe të këqijat dhe ka pasur momente të vështira për mua këtë vit.”

Rëndësi ka fitorja dhe kualifikimi, pasi ishte një ndeshje e vështirë. Goli erdhi në momentin e duhur, për të evituar ndonjë problem në shtesë. E dimë se sa më afër finales shkojmë aq më e vështirë bëhet”, tha Merino.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit