Wenger “shpall” fituesin: Kjo kombëtare do ta fitojë Botërorin 2026, por Spanja mund ta ndalë

8 Korrik 2026
13:51
Alfred Lleshi
back button

Arsène Wenger ka bërë parashikimin e tij për fituesin e Botërorit 2026, duke vendosur Francën si favoriten kryesore për ngritjen e trofeut. Ish-trajneri legjendar i Arsenalit dhe aktualisht drejtues i zhvillimit global të futbollit në FIFA u shpreh i bindur: “Franca do ta fitojë Botërorin 2026”.

Megjithatë, Wenger paralajmëroi se ekziston vetëm një skuadër që mund t’ua prishë planet “gjelave”, konkretisht Spanja: “Nëse ka një ekip që është në gjendje ta mposhtë Francën, do të thoja Spanja. Në aspektin teknik, spanjollët janë më të mirë se Franca”.

Në fund, francezi theksoi se përballja mes këtyre dy superfuqive mund të vendosë fatin e turneut: “Kjo është ndeshja që do të vendosë gjithçka mes tyre”.

Me Francën që mbështetet te yje si Kylian Mbappé, ndërsa Spanja vazhdon të impresionojë me futbollin e saj teknik dhe dominues, deklarata e Wenger ka ndezur edhe më shumë pritshmëritë për fazën finale të Botërorit të kësaj vere.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit