Milan rrezikon të humbasë për një periudhë të gjatë mbrojtësin Alessandro Florenzi. 33-vjeçari u dëmtua në miqësoren që kuqezinjtë fituan 3-2 ndaj Manchester City dy ditë më parë.
Florenzi iu nënshtruar një MRI një ditë më parë në Amerikë, ku skuadrat ndodhet për turneun miqësor. Skaneri nxori në pah dëmtimin e ligamentit dhe meniskut.
Për pasojë, lojtari e ka të nevojshëm një operacioni artroskopik, i cili do të kryhet ditët në vijim, kur lojtari do të kthehet në Itali.
Një lajm aspak i mirë ky për lojtarin dhe trajnerin Fosneca, që humbet mbrojtësin e krahut të djathtë. Kjo do të detyrojë klubin të shohë sërish në merkato për të gjetur një zëvendësues.